Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Eurostat: Popullsia e BE-së do të zvogëlohet me rreth 53 milionë deri në fund të shekullit

schedule16:22 - 16 Prill, 2026

schedule 16:22 - 16 Prill, 2026

Sipas vlerësimeve të fundit nga Eurosat, popullsia totale e Bashkimit Evropian (BE) pritet të bie me 11.7% deri në vitin 2100.

Zyra statistikore e BE-së publikoi projeksione të popullsisë bazuar në të dhënat aktuale demografike, duke parashikuar se popullsia e bllokut do të zvogëlohet me rreth 53 milionë banorë, duke arritur në 398.8 milionë deri në fund të shekullit.

Projeksionet tregojnë se popullsia e BE-së, e vlerësuar në 451.8 milionë në vitin 2025, pritet të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara se të ketë një rënie afatgjate deri në vitin 2100.



Eurostat parashikon se përqindja e fëmijëve, të rinjve dhe personave në moshë pune në popullsinë e përgjithshme do të bjerë midis viteve 2025 dhe 2100.

Përqindja e grupmoshës 0-19 vjeç pritet të bie nga 20% në 17% ndërsa ajo e personave të moshës 20-64 vjeç parashikohet të ulet nga 58% në 50%.

Në të kundërtën e kësaj, pjesa e popullsisë së moshuar pritet të rritet gjatë të njëjtës periudhë.

Përqindja e personave të moshës 65-79 vjeç pritet të rritet nga 16% në vitin 2025 në 17% në vitin 2100 ndërsa ajo e personave mbi 80-vjeç pritet të rritet ndjeshëm nga 6% në 16%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!