Eurostat: Në vitin 2023, 24% e azilkërkuesve për herë të parë në BE ishin fëmijë nën 18 vjeç

schedule20:56 - 29 Prill, 2024

schedule 20:56 - 29 Prill, 2024

24% e azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Evropian ishin fëmijë nën moshën 18 vjeç, sipas shifrave të Eurostat për vitin 2023 të publikuara këtë të hënë.

Konkretisht, në vitin 2023 kishte 254.900 fëmijë që aplikuan për herë të parë për azil në vendet e BE-së . Midis këtyre fëmijëve, 17% ishin të mitur të pashoqëruar, që përkon me 4.1% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë. Kombësitë më të përfaqësuara të azilkërkuesve të mitur të pashoqëruar në BE ishin sirianë (31.6%) dhe afgane (30.1%).

Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë u regjistrua në Austri (34.7%), Luksemburg (34.4%) dhe Hungari (33.3%).

Përqindja më e lartë e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë është regjistruar në Bullgari (17.2%), Holandë (15.2%) dhe Austri (9.1%).

44% e azilkërkuesve të mitur për herë të parë vinin nga Azia, 20.2% nga vendet evropiane (jo anëtare të BE-së), 19.8% nga vendet afrikane dhe 14.4% nga vendet e Amerikës.

Në vitin 2023, vendet e BE-së i dhanë statusin e mbrojtjes 120,915 azilkërkuesve të mitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!