Eurostat: Mesatarisht 131 kilogramë ushqim përfunduan në plehra në Evropë në vitin 2021

schedule15:15 - 29 Shtator, 2023

schedule 15:15 - 29 Shtator, 2023

Mesatarisht 131 kilogramë ushqim për kokë banori kanë përfunduar në kosha hedhurinash në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2021, treguan të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat).

Eurostat publikoi të dhënat e vitit 2021 për mbetjet ushqimore në vendet e BE-së. Sipas të dhënave, mbetjet ushqimore të evropianëve për kokë banori kanë arritur në 131 kilogramë në vitin 2021.

Vendet e BE-së kanë hedhur gjithsej 58,4 milionë tonë mbetje ushqimore.

Amvisëritë përbënin 54 për qind të mbetjeve ushqimore, ose 70 kilogramë për person, ndërsa 46 për qind e mbetjeve është gjeneruar në zinxhirin e furnizimit ushqimor, si prodhuesit, restorantet dhe shitësit me pakicë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!