Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Europol operacion në 4 shtete, arrestohen 105 persona. 12 mln euro mashtrime me llogaritë bankare

schedule14:28 - 3 Shkurt, 2021

schedule 14:28 - 3 Shkurt, 2021

Një operacion i koordinuar nga Europol në 4 shtete ka çuar pas hekurave 105 persona në disa vende të ndryshme të botë të cilët akuzohen se kanë kryer 12 milionë euro mashtrim me kartat bankare.

Në njoftimin e Europol thuhet se operacioni i koordinuar nga Europol dhe i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Shërbimi Sekret i SHBA ka çuar në çmontimin e një grupi të krimit të organizuar të përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 430 mijë euro cash.

Organizata e cila përbëhej kryesisht nga shtetas grekë ka krijuar një kompani në SHBA duke hapur llogari bankare në emër të saj. Për të fituar besimin e institucioneve ata bënin transferimin në llogarinë e tyre me bazë në SHBA nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.



Gjatë operacionit, Europol ngriti një qendër koordinimi në selinë e saj me përdorimin e një postë komanduese virtuale për të mundësuar oficerët e ndërlidhjes nga vendet e përfshira, ekspertët e Europol dhe një përfaqësues nga Eurojust për të koordinuar aktivitetet operacionale. Europol gjithashtu vendosi një analist në Greqi për të siguruar mbështetje analitike në kohë reale për hetuesit në terren./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!