EUROPOL godet grupin e trafikut të armëve nga Turqia në Shqipëri, sekuestrohen 191 pistoleta

schedule09:27 - 16 Nëntor, 2020

schedule 09:27 - 16 Nëntor, 2020

24 vende evropiane mbështetur nga institucionet dhe agjencitë e BE përfshirë Europol, janë bashkuar për të kryer një operacion për sekuestrimin e armëve me origjinë turke që trafikohen ilegalisht në BE përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

Operacioni i koduar BOSPHORUS u drejtua nga Policia Rumune (Politia Romana) brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).

Të mbështetur nga Europol, autoritetet mblodhën të dhëna dhe kryen analiza duke hetuar blerësit dhe shitësit e armëve të zjarrit.

Hetimi ka nisur që prej fillimit të këtij viti dhe është shtrirë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjatë harkut kohor të datës 2 dhe 11 nëntor në kuadër të këtij operacioni “BOSPHORUS” u përfshinë oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania të cilët kryen 81 bastisje shtëpish.

Këto hetime çuan në arrestime dhe konfiskime të mëposhtme:

-11 arrestime;

-191 armë zjarri;

-3 714 gëzhoja municioni;

-sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;

-paketat e cigareve të stampuara;

-1 automjet;

-164 fishekë copë piroteknikë;

-Si dhe dokumente false të identitetit.

Nga rezultatet e mëparshme, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armë zjarri.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!