Europiani U-19: Cungu publikon listën e 22 lojtarëve të grumbulluar

schedule16:40 - 6 Nëntor, 2021

schedule 16:40 - 6 Nëntor, 2021

Kombëtarja Shqiptare e U-19 do të zhvillojë në nëntor ndeshjet Kualifikuese Europian 2022.

Kombëtarja e 19-vjeçarëve ndodhet në grupin F së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për këto ndeshje trajneri Armando Cungu ka bërë publike edhe listën e 22 lojtarëve të grumbulluar, ku 14 prej të cilëve aktivizohen në kampionatet e huaja ndërsa 8 të tjerë në kampionatin shqiptar.

Skuadra do të nisë nga dita e dielë grumbullimin në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë e Kombëtares kuqezi do të jetë ajo ndaj Francës më 10 nëntor në stadiumin “Egnatia”, Rrogozhinë, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Kuqezinjtë do të luajnë më 13 nëntor kundër Serbisë, ndërsa me 16 nëntor do të përballen me Maqedoninë e Veriut.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

/f.a/abcnews.al