Europiani i peshëngritjes/ Medalje bronzi për Shqipërinë nga Samoel Rrasa

schedule08:07 - 6 Korrik, 2023

schedule 08:07 - 6 Korrik, 2023

Një tjetër medalje për Shqipërinë në Europianin e Peshëngritjes, që u zhvillua në Moldavi. Samoel Rrasa arriti që të renditej në vendin e tretë në stilin e shkëputjes, me 116 kilogramë të ngritura.

Djaloshi 15-vjeçar mori medaljen e bronzit në këtë stil, duke e ngritur në katër numrin e medaljeve të fituara nga kuqezinjtë.

Këtë të martë Enkileda Carja u shpall kampione absolute e Europës, duke fituar tre medalje të arta në konkurrimin për femra, në peshën deri 59 kg./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!