Europianët i binden qeverisë, fillojnë reduktimin e energjisë elektrike

schedule11:24 - 18 Janar, 2023

schedule 11:24 - 18 Janar, 2023

Europianët kanë reduktuar energjinë që përdorin për t’u ngrohur, duke ndjekur kështu thirrjet e qeverisë.  Më konkretisht, sipas të dhënave qytetarët iu përgjigjën thirrjeve të qeverisë për të ulur konsumin, pavarësisht rënies së temperaturave me ardhjen e dimrit.

Sipas raporteve gjatë dimrit 2021 – 2022, përqindja e banesave me ngrohje në të gjithë Europën i kaloi 90% më 28 nëntor.

Sipas të dhënave përkatëse, europianët këtë vit kanë ulur mesatarisht gati një gradë temperaturën për ngrohjen e tyre.

/abcnews.al