Europa “zaptohet” nga kuqezinjtë, plot 16 lojtarë në tre kompeticionet e UEFA-s

schedule12:33 - 21 Shtator, 2023

schedule 12:33 - 21 Shtator, 2023

Këtë sezon, një numër rekor lojtarësh shqiptarë të cilët marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s si Champions League, Europa League dhe Conference League. Plot 16 lojtarë me ekipet e tyre përkatëse janë angazhuar në mesjavë, shifër e cila nuk është shfaqur më parë në statistika.

Në Champions, lojtarë si Allsani, Hysaj dhe Muja marrin pjesë, të cilët i luajtën ndeshjet e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë për klube.

Ditën e sotme, është radha e Europa dhe Conference League.

Berat Gjimshiti si pjesë e Atalantës, teksa mbrojtësi do të sfidojë polakët e Rakov.

Qazim Laçi është një tjetër kuqezi, i cili do të ndihmojë Spartën e Pragës në Grupin C, ku do të garojë me Betisin, qipriotët e Aris dhe Rejnxhërsin.

Redon Xhixha është një tjetër emër, ku me Karabakun e tij arriti të futej në grupet e Europa League dhe sot do të përballet me Molden.

Po ashtu edhe Marash Kumbulla bën pjesë në këtë kompeticion me Romën, edhe pse mbrojtësi është i dëmtuar dhe kthehet në muajin dhjetor.

Ndërkaq, Enis Çokaj, mesfushori i Kombëtares, i cili është ftuar nga Edi Reja për herë të fundit, do të luajë me Panathinaikosin në Europë.

Në kompeticionin e tretë të organizuar nga UEFA, Conference League, do të luajnë: Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka si pjesë e Legias së Varshavës, Redi Kasa, ish-anësori i Egnatias u transferua tek O.Ljubljana dhe dje e ndoqi nga stoli humbjen me francezët e Lilës.

Po ashtu, në Conference League do të luajnë edhe pesë shqiptarët e Ballkanit: Enea Koliçi, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi, Bernard Karrica dhe Marsel Ismajlgeci. /h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!