Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Europa, qëndrim patetik”, kundërshtari i Trump e thotë hapur: Tregoni që keni shtyllë kurrizore

schedule15:41 - 20 Janar, 2026

schedule 15:41 - 20 Janar, 2026

Europa mori një tjetër goditje nga Shtetet e Bashkuara dhe këtë herë jo nga Donald Trump, por nga një prej kundërshtarëve të tij më të vendosur.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, një nga demokratët që përflitet se mund të jetë kandidati presidencial në zgjedhjet e vitit 2028, e tha hapur dhe qartë: Europa po tregohet patetike!

Ai theksoi se është koha që kontinenti i vjetër të qëndrojë drejt para Trump dhe të bëhen më seriozë.



“Është koha për t’u bërë seriozë dhe për të ndaluar së qeni bashkëfajtor. Është koha për të qëndruar drejt, të vendosur, të kemi një shtyllë kurrizore. Ky njeri po i bën njerëzit budallenj. Të gjithë po flasin pas shpine. Po qeshin me të, dhe ndërkohë, po e përçmojnë”- tha ai.

Demokrati i Kalifornisë e ashpërsoi edhe më tej gjuhën, duke i bërë të qartë liderëve europiane, se duken qesharakë në skenën botërore.

“Duhet të kisha sjellë një tufë mbrojtësesh gjunjësh për të gjithë udhëheqësit botërorë. Janë duke shpërndarë kurora dhe çmime Nobel. Është thjesht patetike. Dhe shpresoj që njerëzit të kuptojnë sa patetikë duken në skenën botërore… Është e turpshme”- u shpreh ai.

Newsom hodhi poshtë mundësine e diplomacisë me Trump, duke theksuar se ai e shkatërron këdo që nuk rreshtohet me të.

Fjalët e Newsom, edhe pse të ashpra, duke se tregojnë një realitet të qartë: reagimi i Europës përballë Donald Trump ka qenë i vakët, i pamjaftueshëm dhe hera herës jo serioz.

Përgjigja më e fundit e Ursula von der Leyen për Trump, ishte se Europa i konsideron Shtetet e Bashkuara jo vetëm aleatë, por edhe miq, edhe pse presidenti amerikan i ka goditur disa herë me tarifa.

Megjithatë ndër të tjera gjuha e ashpër duket se i shërben edhe vetë guvernatorit Newsom, i cili synon të krijojë aleatë në Europë, në përballjen e tij më Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!