Shtetet anëtare të BE-së kanë nisur vaksinimin me Johnson & Johnson. Autoritetet shëndetësore rajonale të Spanjës kanë nisur vaksinimin me Johnson&Johnson për personat e moshës 70 deri 79 vjeç, dy ditë pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se ekzistonte një lidhje e mundshme mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut por theksoi se përfitimet ishin më të mëdha se rreziqet.
Gati 150,000 doza mbërritën në Spanjë javën e kaluar, por u ruajtën në një depo deri në një vendim të EMA.
Holanda ka thënë se do të fillojë përdorimin e J & J javën e ardhshme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë gjermane tha se do të nisë vaksinimin në maj. Franca, e cila ka marrë 200,000 doza të J&J, do të nisë vaksinimin të shtunën, tha një zëdhënës i qeverisë.
Ministria e shëndetësisë italiane ka rekomanduar që vaksina J&J të përdoret për personat mbi 60 vjeç. Greqia do të nise vaksinimin nga data 5 maj dhe Danimarka – e cila ka ndaluar përdorimin e AstraZeneca – do të japë vendimin javën e ardhshme.
Islanda, e cila ka kufizuar përdorimin e AstraZeneca për personat mbi 60 vjeç, ka miratuar vaksinën J&J pa kufizim moshe dhe gjithashtu do të nisë vaksinimin javën e ardhshme.
J&J do të dorëzojë 55 milion në BE deri në fund të qershorit, afërsisht një e katërta e 400 milion dozave të katër vaksinave të ndryshme që blloku është planifikuar të marrë në tremujorin e dytë. Komisioni Europian ka thënë vazhdimisht se vendet anëtare do të kenë doza të mjaftueshme për të përmbushur synimin e tyre për të vaksinuar 70% të popullsisë së rritur./abcnews.al