Europa në mëshirën e valës së tretë të Covid: Bllokada kriminale e vaksinave

schedule12:49 - 18 Mars, 2021

schedule 12:49 - 18 Mars, 2021

Sipas ekspertëve,  vendimi për të pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca  mund të shkaktojë  më shumë viktima sidomos pas rrezikut të përhapjes së varianteve të reja të Covid.

Situata në Gjermani po përkeqësohet

“Situata epidemiologjike në Gjermani nuk është pozitive për momentin,” tha Christian Drosten, një virolog kryesor në Spitalin Charité të Berlinit. Vendimi për pezullimin e vaksinës AstraZeneca nuk ishte i duhuri, pasi kemi nevojë për këtë vaksinë,” këmbënguli ai.

 

Rastet në Gjermani pritet të arrijnë nivele rekord. “Situata mund të përkeqësohet në mënyrë dramatike,” tha ai. Paralajmërimet e tij të rrepta vijnë në një kohë kur Gjermania gradualisht po rihap ekonominë e saj pas muajsh bllokimesh.

Italia, një zonë e kuqe

Rastet po rriten gjithashtu në Itali, e cila të martën regjistroi shifra rekord të infektuarish dhe viktimash , duke regjistruar 502 viktima, numri më i lartë që nga fundi i janarit, raporton abcnews.al

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se më shumë se gjysma e rasteve të  reja ishin për shkak të mutacionit britanik. Qeveria italiane ka forcuar masat në pritje të Pashkëve Katolike, duke e kthyer pothuajse të gjithë vendin në një “zonë të kuqe”.

“Situata  është e vështirë”, tha Speranza.

“Mutacioni britanik përhapet 35-40% më shpejt dhe përbën 54% të të gjitha rasteve. Mutacioni i Afrikës së Jugut është përhapur veçanërisht në rajonin e Bolzanos, dhe mutacioni brazilian kryesisht në Italinë qendrore.

 

Spitalet e Parisit janë në prag të kolapsit – Masa të reja gjatë fundjavës

Situata është gjithashtu jashtëzakonisht e vështirë në Francë, ku qeveria Castex po përgatitet të vendosë kufizime më të rrepta në Paris dhe disa zona të tjera, duke filluar nga kjo fundjavë.

Gjithashtu priten kufizime të reja në zonën më të madhe të Parisit, ku njësitë e kujdesit intensiv janë të tejmbushura dhe spitalet në kaos ndërsa janë regjistruar më shumë se 400 raste për 100,000 banorë, raporton abcnews.al

Spitalet në Paris po transportojnë pacientë me koronavirus në zona më pak të prekura. Kryeministri Jean-Castex tha se Franca ka pezulluar  vaksinën AstraZeneca, por ai shpreson në një përgjigje pozitive sot nga EMA dhe të sigurojë popullatën se vaksina  është e sigurt dhe se imunizimi nga vaksinat janë  e vetmja rrugëdalje nga kjo krizë.

Shtrëngimi i masave në Poloni

Të martën, Polonia njoftoi një bllokim të pjesshëm tre-javor duke filluar nga kjo fundjavë. Vendi do të mbyllë shkollat, qendrat tregtare, pishinat dhe palestrat përveç restoranteve që janë të mbyllura tashmë, ndërsa mutacioni britanik, i cili i atribuohet shumicës së infeksioneve të reja, është gjithashtu një çështje shqetësuese për autoritetet.

Vendi regjistroi 25,000 raste në 24 orë dje. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!