Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Europa në alarm të kuq për shkak të thatësirës dhe rritjes së temperaturave

schedule15:04 - 23 Gusht, 2022

schedule 15:04 - 23 Gusht, 2022

Pothuajse dy të tretat e territorit europian është në alarm të kuq për shkak të thatësirës ndërsa ka lëshuar paralajmërime edhe për shkak të valëve të të nxehtit e reshjeve të pakta.

Sipas agjencisë kompetente të Bashkimit Europian, si pasojë e thatësirës, ​​lundrimi në lumenj dhe liqene, prodhimi i energjisë elektrike dhe rendimentet e disa kulturave janë kufizuar.

Raporti i gushtit nga Observatori Europian i Thatësirës (EDO), i cili mbikëqyret nga Komisioni Europian, thekson se 47% e Europës është në alarm të kuq dhe 17% është në gatishmëri.



Thatësira ka prekur shumë rajone të Europës që nga fillimi i vitit dhe është zgjeruar dhe përkeqësuar që nga fillimi i gushtit”, thuhet në raport.

Të korrat verore janë prekur, me rendimentet e misrit të vitit 2022 që pritet të jenë 16% nën mesataren pesëvjeçare, ndërsa rendimentet e sojës dhe lulediellit pritet të bien përkatësisht me 15% dhe 12%. Prodhimi i energjisë hidrike është prekur gjithashtu, me ndikim të mëtejshëm tek prodhuesit e energjisë për shkak të mungesës së ujit për të ushqyer sistemet e ftohjes.

Nivelet e ulëta të ujit po pengojnë lundrimin në lumenj dhe liqene, të tilla si përgjatë Rinit, dhe ngarkesa e reduktuar e anijeve ndikon në transportin e qymyrit dhe naftës.

EDO raporton se në mesin e gushtit reshjet e shiut lehtësuan disi situatën, por në disa raste erdhën në formën e stuhive të cilat shkaktuan dëme të mëtejshme.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!