Europa, mundësi punësimi për refugjatët/ Ndikim nga konfikti Ukrainë-Rusi

schedule14:14 - 19 Qershor, 2023

schedule 14:14 - 19 Qershor, 2023

Kompanitë shumëkombëshe zotohen se do të punësojnë më shumë se 13 mijë refugjatë në Europë në tre vitet e ardhshme, duke përfshirë edhe ukrainasit që janë larguar për shkak të agresionit rus.

Janë më shumë se 40 korporata që do të marrin angazhimin për të trajnuar më shumë se 250 mijë refugjatë, ndërsa mbi 13 mijë prej tyre do të punësohen menjëherë në këto sipërmarrje.
Amazon kryeson edhe listën duke u zotuar të punësojë të paktën 5000 refugjatë, ndërsa pjesë e nismës janë edhe korporata të tjera të rrjeteve të hotelerisë, por edhe të shërbimeve si dhe sektorit të bukurisë.

Sipas përfaqësuesve të tyre kjo nismë do të sjellë llojshmëri në fuqinë punëtore, risi dhe njohuri nga vende të ndryshme. Jo rrallë herë Amazon është akuzuar se keqtrajton punonjësit. Vetëm në fillim të këtij viti njoftoi shkurtimin e 27 mijë vendeve të punës, si pjesë e një vale pushimesh nga puna pas rritjes së numrit të tyre gjatë pandemisë Covid -19.

Kompanitë shpresojnë se duke punësuare refugjatët të mund të plotësojnë nevojat e personelit të tyre pas rikthimit në aktivitet të plotë nga pandemia. Në Europë ndërkohë papunësia është aktualisht në nivelet më të ulëta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!