Europa League/ United me fat, Kumbulla dhe Kastrati mësojnë rivalët

schedule13:18 - 19 Mars, 2021

schedule 13:18 - 19 Mars, 2021

Jo vetëm Champions League, garë të fortë ka edhe në Europa League. Shorti i hedhur pak çaste më parë në Nion të Zvicrës dhuroi duele tepër të bukura dhe shumë të forta. Me fat Manchester United, që nxori Milanin nga gara mbrëmjen e kaluar.

“Djajtë e Kuq” do të luftojnë kundër spanjollëve të Granadës për një biletë në gjysmëfinale. Nëse ia del, United do të ketë kundër fituesin e çiftit Ajax-Roma, një nga përballjet më interesante të raundit çerekfinal.

Verdhekuqtë e Marash Kumbullës, i vetmi ekip italian i mbetur në garë në kompeticionet evropiane, do të kenë detyrën e vështirë për t’u kualifikuar kundër kampionëve të Holandës.

KATËR SFIDAT ÇEREKFINALE
Granada-Manchester United
Arsenal-Slavia Praga
Ajax-Roma
Dinamo Zagreb-Villareal

Dinamo Zagreb kreu një kryevepër kundër Tottenham, teksa kundërshtari i radhës është Villareal. Ekipi i Lirim Kastratit nuk ka çfarë të humbasë dhe do të tentojë suprizën e radhës kundër “nëndetëses” iberike.

Kush ia del do të ndeshet me fituesin e çiftit Arsenal-Slavia Praga. “Topçinjtë” janë favoritë, por kampionët e Çekisë janë përmirësuar shumë vitet e fundit. Interesante përballja mes Granit Xhakës dhe Peter Olayinka, ish-sulmuesit të Skënderbeut dhe Bylisit.

DY SFIDAT GJYSMËFINALE
Granada/Manchester United – Ajax/Roma
Dinamo Zagreb/Villareal – Arsenal/Slavia Praga

NDESHJET E TJERA – Sa i takon Europa League, më 8 prill zhvillohen duelet e para të çerekfinaleve, kurse sfidat e kthimit më 15 prill. Gjysmëfinalet e para luhen më 29 prill dhe më 6 maj ndeshjet e tjera. Finalja është programuar të zhvillohet në Poloni, më 26 maj në “Gdansk Arena”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!