Shkëndija e Tetovës është gati për sfidën ndaj Tottenham. Dueli i raundit të tretë të Europa League, do të luhet në stadiumin “Ecolog Arena” të Tetovës.
Një përballje shumë e vështirë për kuqezinjte, teksa trajnerët Ernest Gjoka dhe Jose Mourinho kanë zgjedhur titullarët e përballjes së sotme.
Ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut shpreson që goli të vijë nga Besart Ibraimi, ndërsa trajneri portugez ka rikthyer në formacion Dele Alli.
KF Shkëndija: Zahov; Murati, Krivak, Bejtulai, Pavic; Totre, Dita; Nafiu, Ahmedi, Doriev; Ibraimi. Trajner: Ernest Gjoka.
Tottenham: Hart; Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies; Ndombele, Winks; Lamela, Dele, Bergwijn; Son. Trajner: Jose Mourinho. /abcnews.al