Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë për këtë sfidë.
Skocezët e Rangers kanë arritur një barazim të madh mbrëmjen e kësaj të enjteje, me skuadrën pjesë e së cilës është edhe “fantazisti” i Kombëtares, që barazuan 1-1 me “gjigantët” e Premier League, Tottenham, pas golave të Igamane për vendasit e Kulusevski për djemtë e Ange Postecoglou.
Rezultat të madh arritën edhe “Shqiponjat” e Lazio, të cilët mundën me rezultatin e thellë 3-1 “Harkëtarët” e Ajax, me golat që erdhën në minutat 12’, 52’ e 77’ për miqtë nga Apeninet falë Tchaouan, Dele-Bashiru e Pedro, ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Bertrand Traore.
Ndërkaq në sfida të tjera, Besiktas u mund 2-1 nga Bodo/Glimt, Lyon fitoi 3-2 ndaj Eintracht Frankfurt, Anderlecht triumfoi 2-1 transfertën e Slavia Prague, Maccabi Tel Aviv fitoi 2-1 ndaj RFS, Porto mundi në “Do Dragao” Midtjyllan me shifrat 2-0, Real Socidad siguroi 3 pikët pas fitores 3-0 ndaj Dynamo Kiev, ndërsa Elfsborg fitoi 1-0 ndaj Qarabag. /i.m /abcnews.al