Shumë gola, spektakël dhe emocione. Ka dhuruar gjithçka derbi italian në Europa League, por festa në fund ishte e gjitha për Bologna që në “Olimpico” mundi 4-3 Romën, pas një ndeshjeje të vendosur vetëm në kohën shtesë.
Miqtë kaluan të parët në epërs me Rouv. Ndicka barazoi për romanët, por pjesa e parë shkoi sërish për Bologna, që shënoi golin e dytë me Barnardeski nga pika e penalltisë.
Pas pushimit, Kastro thelloi në 3-1 epërsinë e skuadrës së tij. Gjithsesi, Malen me 11 metërsh dhe Pelegrini barazuan rezultatin dhe e çuan në shtesë fatin e kualifikimit.
Vetëm në minutën e 111, Cambiaghi shënoi golin e fitores për Bologna, që siguron kualifikimin për në çerekfinalet e Europa League.
Sfidat e tjera të kthimit në 1/8 e turneut dhuruan konfirmime, por edhe surpriza.
E tillë ishte eliminimi i Olimpk Lion. Skuadra franceze u mund në shtëpinë e saj 2-0 nga Celta, me spanjollët, që vazhdojnë rrugën drejt trofeun të dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube.
Në çerekfinalet e Europa League u kualifikuan edhe pretendentët e tjerë si Porto, Betis, Aston Villa, Freiburg apo Nottingham Forest.


