Europa League/ Liverpool dhe Roma në fushë, ja të gjitha ndeshjet e sotme

schedule09:43 - 21 Shtator, 2023

schedule 09:43 - 21 Shtator, 2023

Europa League starton sot edicionin e këtij sezoni me 16 sfida tepër interesante, të cilat do të luhen në orën 18:45 dhe 21:00.

Në fushë sot do të shohim Liverpool, me të kuqtë të cilët shihen si pretendetët për ta fituar këtë sezon, ku në mbrëmje dotë ndeshen ndaj LASK.

Roma e Jose Mourinhos do të përballet në Moldavi kundër Sheriff Tiraspol, ndërsa Leverkusen i Granit Xhakës pret skuadrën e Hacken.

Spikat dhe sfida Qarabag-Molde, ku Redon Xhixha bën debutimin e tij në grupet e një kompeticioni europian.

Një duel që pritet të marrë vëmendje të madhe është ajo mes Ajaksit dhe Olimpik Marsejës, teksa Atalanta do të presë në Bergamo skuadrën e Rakov./ h.ll/abcnews.al