Pas përfundimit të xhiros së dytë të fazës së parë të UEFA Champions League, këtë të enjteje kanë nisur edhe sfidat e xhiros së dytë të fazës së parë të UEFA Europa League.
Plot 18 skuadra zbritën në fushën e blertë, me 9 sfidat e pasdites që prodhuan plot 27 gola.
Kështu, “Bardhekaltërit” e Lazio kanë vijuar të shkëlqejnë në Evropë, me italianët që kanë mundur këtë herë francezët e Nice, me rezultatin e thellë, 4-1, ku ndër protagonistët ishte edhe “bomberi” argjentinas, Taty Castellanos, me dopietën e tij në minutat 35’ e 53’.
Sa i përket golave të tjerë, për italianët shënuan Pedro e Zaccagni, ndërsa Boga ngushtoi përkohësisht shifrat në fundin e pjesës së parë.
Në krahun tjetër, “londinezët” e Tottenham fituan me rezultatin e ngushtë, 2-1, me Pape Sarr e Brennan Johnson që siguruan avantazhin e dyfishitë për djemtë e Ange Postecoglou, në minutat 23’ e 86’, ndërsa për vendasit Varga tentoi të ndryshonte përfundimin e sfidës, por në fund u ndal me vetëm 1 gol në minutën e 90’.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Hoffenheim fitoi 2-0 ndaj Dynamo Kiev, Midtjyllan mundi izraelitët e Maçabi Tel Aviv me shifrat 2-0, Olympiacos triumfon 3-0 ndaj Braga, Qarabag humbi 2-1 përballë Molde, Anderlecht surprizoi 2-1 spanjollët e Real Sociedad, ndërsa Galatasaray e Ajax barazuan respektivisht me shifrat 2-2 e 1-1, ndaj RFS e Slavia Prague. /i.m /abcnews.al