Europa League/ “Kuqezinjtë” kërkojnë kualifikimin në Çeki, publikohen formacionet e sfidës Slavia Prague-Milan

schedule18:16 - 14 Mars, 2024

schedule 18:16 - 14 Mars, 2024

Në orën 18:45, “Kuqezinjtë” e Milan do të sfidojnë në “Fortuna Arena” të Pragës, “gjigantët” çekë, të Slavia Prague, në përballjen e dytë të vlefshme për fazën e 1/16-ve, të UEFA Europa League, me “Djajtë” italianë që zbresin në fushë si të favorizuar, pas fitores, 4 me 2, në “San Siro”, vetëm një javë më parë.

Sa i përket formacioneve, tekniku, Jindrich Trpiskosvsky i ka rreshtuar të tijët me formulën, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Stanek, ndërsa prapavijë plotësohet nga Zmrzly, Zima, Ogbu e Vicek. Më të avancuar janë Dorley e Holes, ndërsa Wallem, Provod e Doudera janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Chytil.

Ashtu si tekniku çek, edhe strategu italian, Stefano Pioli i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur francezi, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Calabria e Theo Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Gabbia e Tomori. Para mbrojtjes janë Adli e Musah, ndërsa pas “bomberit”, Olivier Giroud pozicionohen Pulisic, Loftus-Cheek e Rafael Leao. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!