Europa League, Kumbulla përballet me ish-goleadorin e Superiores

schedule14:58 - 2 Tetor, 2020

schedule 14:58 - 2 Tetor, 2020

Ali Sowe njihet mirë në Shqipëri, pasi për një sezon ka luajtur me Skënderbeun dhe me 21 gola të shënuar fitoi edhe “Këpucën e Artë”. Futbollisti nga Gambia tani është pjesë e CSKA Sofia në Bullgari, teksa ka nisur sezonin e tretë atje.

Vjet shënoi 14 gola dhe tashmë do të luajë sërish në grupet e Europa League. E ka bërë edhe me korçarët diçka të tillë dhe në grup do të ketë një skuadër italiane si Roma.

Një duel shumë interesant, me Sowe që do të duhet të fitojë duelet me Marash Kumbullën. Mbrojtësi u transferua këtë verë te Roma dhe do të luajë për herë të parë në një kompeticion të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!