Europa League: Inter-Leverkusen marrin skenën, United i dënuar

schedule09:18 - 10 Gusht, 2020

schedule 09:18 - 10 Gusht, 2020

Europa League rimerr skenën dhe sonte zbresin në fushë dy ekipe favorite për këtë kompeticion. Vëmendja është më së shumti tek Inter-Bayer Leverkusen, që shikohet si një përballje më e balancuar. Të dyja ekipet duan t’i shkojnë deri në fund këtij trofeu dhe do të bëjnë maksimumin.

Të njëjtën gjë dëshiron edhe Manchester United. “Djajtë e kuq” janë favoritë kundër Copenhagen dhe objektivi i vetëm është fitorja dhe praktikisht kalimi në gjysmëfinalet e Europa League. Këto janë dy përballjet e sotme, kurse nesër përcaktohet gjysmëfinalistet e tjera nga përballjet Sevilla-Wolves dhe Shakhtar-Basel. /abcnews.al

EUROPA LEAGUE – FAZA ÇEREKFINALE

E hënë, më 10 gusht, ora 21:00
Inter-Bayer Leverkusen
Manchester United-Copenhagen

E martë, më 11 gusht, ora 21:00
Sevilla-Wolverhampton
Shakhtar Donetsk-Basel