Europa League/ Hojlund “heroi” i Amorim, “ylli” danez nderon United në “ferrin” çek

schedule20:56 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 20:56 - 12 Dhjetor, 2024

 

Dy humbje radhazi mjaftuan për t’i “kthjelluar”.

“Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë arritur një triumf të madh pasditen e kësaj të enjteje në Europa League, me djemtë e teknikut Amorim që përmbysën gjithçka në “ferrin” çek të “Doosan Arena”, ndaj vendasve të Viktoria Plzen, me rezultatin 2-1.

“Ylli” absolut i “gjigantëve” të Premier League ishte padyshim danezi Rasmus Hojlund, i cili realizoi dopietën personale në minutat 62’ e 88’, duke i dhuruar skuadrës së tij avantazhin, pas golit të Vydra në minutën e 48’-të.

Ndërkaq, në sfida të tjera të mbrëmjes Roma fitoi 3-0 ndaj Braga, Galatasaray barazoi 2-2 ndaj Malmo, ashtu si edhe sfida Ludogorets-AZ Alkmaar, PAOK mundi 5-0 Ferencvaros, Nice u mund 2-1 nga Royal Union, ndërsa sfidat Hoffenheim-Steaua Buchuresti e Olympiacos-Tëente u mbyllën në rezultatin 0-0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!