Ditën e enjte do të luhen dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Europa League.
Pas etheve të Champions League gjatë të martës dhe mërkurës, sot radha është për garën e dytë elitare europiane për klube.
Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Europa League, ku kater ekipe të forta synojnë finalen.
Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’, ku Roma është mike e kampionit të sivjetëm gjerman, Bayer Leverkusen.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Olympique Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome”.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00./h.ll/abcnews.al