Yong Boys ose Tirana, luhet për një biletë në grupet e Europa League dhe ekipet zbresin në fushë prej orës 20:30. Bardheblutë janë të karikuar për mrekullinë dhe sigurisht që edhe presidenti Refik Halili ka menduar t’i motivojë edhe më shumë me vendosjen e një premioje të “majme”.
Emmanuel Egbo ka zgjedhur 11 titullarët e Tiranës për takimin e mbrëmjes ndaj rivalëve helvet në Zvicër (20:30). Trajneri nigerian nuk ka bërë ndryshime, teksa maja e sulmit i besohet talentit Ernest Muçi.
Në mesfushë diga do të ngrihet nga Çelhaka dhe Batha, me këtë të fundit që do të sakrifikojë pas dëmtimit të pësuar në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Në portë këtë herë luan Visar Bekaj, i blerë nga Prishtina. Në prapavijë Ismajlgeci do të aktivizohet në të majtë dhe pjesa tjetër është ajo e zakonshmja që ka luajtur edhe në sfidat e tjera në arenën ndërkombëtare këtë sezon. /abcnews.al