Ishin rezultate relativisht të pritshme. Kanë përfunduar sfidat e para, të kthimit, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, ku në tre sfida përveç asaj Slavia Prague-Milan janë zhvilluar në total plot 10 gola, duke dhuruar spektakël për futbolldashësit e të apasionuar, pas kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, në Evropës.
Kështu, në “London Stadium”, “Çekanët” e West Ham kanë triumfuar me rezultatin e thellë, 5 me 0, ndaj gjermanëve të Freiburg, duke përmbysur kështu humbjen minimale, 0 me 1, në transfertën e një jave më parë. Djemtë e David Moyes u treguan të pamshërishëm, teksa për golat menduan, Paquta, Boëen e Cressëell me nga një gol në minutat 9’, 32’ e 52’, si dhe “fantazisti” ganez, Mohammed Kudus, me një dopietë në minutat 77’ e 85’ të sfidës.
Fitore të madhe arritën edhe “Shqiponjat” e Benfica, me “gjigantët” e futbollit portugez, të cilët arritën kualifikimin me shumë vuajtje, ndaj skocezëve të Rangers, në “Ibrox Stadium”, me ndeshjen, që u mbyll me rezultatin minimal, 0 me 1. Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 66’-të, ku pas një pasimi të Angel Di Maria, sfera dërgohet në rrjetë falë “fantazistit”, Rafa Silva, për të “hipotekuar” kualifikimin.
Në përballjen tjetër të mbrëmjes, “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal iu afruan shumë përmbysjes së madhe, ndaj Marseille, teksa arritën të fitonin me rezultatin fantastik, 3 me 1, por sërish nuk mjaftoi pas “pokerit”, 4-0, në tokën franceze. Capoue, në të 32’-tën, Sorloth në të 54’-ën e Mosquera në të 86’-ën “ëndërruan” për disa momente përmbysjen, mirëpo një goli Clauss në fundin i sfidës “vulosi” kualifikimin e miqve.
Falë kësaj fitoreje, skuadrat Pioli vijojnë rrugëtimin e tyre, në Europa League, ku padyshim objektivi kryesor është fitimi i këtij turneu. Sa i përket kundërshtarëve të radhës, gjithçka do të mësohet mesditën e së premtes, pas hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
West Ham 5-0 Freiburg
Villarreal 3 – 1 Olympique Marseille
Rangers 0 – 1 Benfica