Për disa fati ishte në anën e tyre e për disa të tjerë jo.
Kanë përfunduar tetë sfidat e para të vlefshme për xhiron e 5-të të fazës ligë së UEFA Europa League, ku nga ekipet “big” të këtij turneu rrugën e fitores e gjetën vetëm “Baskët” e Athletic Bilbao, të cilët mundën me rezultatin e thellë 3-0, suedezët e Elfsborg.
Në barazime u ndalën Porto, Galatasaray e Lazio, me “Dragonjtë” që barazuan 2-2 në transfertën belge të Anderlecht, “Luanët” e Stambollët u ndalën 1-1 në fushën e holandezëve të AZ Alkmaar, ndërsa “Bardhekaltërit” italianë regjistruan barazimin e bardhë pa gola ndaj Ludogorets.
Ndërkaq, në sfida të tjera, PAOK fitoi 2-0 ndaj letonezëve të RFS, Lyon mundi 4-1 Qarabag, Besiktas zhgënjeu ndaj Maçabi Tel Aviv duke u mundur 3-1, ndërsa çekët e Viktoria Plzen mundën 2-1 ukrainasit e Dynamo Kiev. /i.m /abcnews.al