Është padyshim një nisje fantastike e aventurës së parë në UEFA Europa League.
“Fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami ishte fantastik mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa arriti të gjente golin e parë me fanellën e Rangers, në sfidën e parë të këtij sezoni në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër”.
“Ylli” 25-vjeçar shënoi vetëm pas 55 sekondash lojë, teksa u gjet në vendin e duhur, në momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetën e boshatisur, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm 2-0, në fitoren ndaj Malmo mendoi anësori Ross Mçausland.
Në krahun tjetër, “Fenerët e Verdhë” të Fenerbahce mundën në një përballje shumë të nxehtë belgët e Royal Union SG, me djemtë e Jose Mourinho që siguruan një fitore të ngushtë, me shifrat 2-1.
Sipari i golave nisi me qendërmbrojtësin Caglar Soyuncu, i cili qëndroi që në minutën e 26’-të, ndërsa për të dyfishuar rezultatin mendoi Burgess, me autogolin e shkaktuar në minutën e 82’-të.
Ndërkaq, goli i “nderit” erdhi në minutën e 93’-të, nga Sykes, rrjetë e cila erdhi vetëm pak sekonda pas penalltisë së humbur të Ivanovic. /i.m /abcnews.al