Europa League/ Ajax përplaset me Marseille, Brighton e West Ham kërkojnë fitore në “shtëpi”

schedule20:28 - 21 Shtator, 2023

schedule 20:28 - 21 Shtator, 2023

Përveç 8 sfidave të pasdites, mbrëmjen e së enjtes do të zhvillohen dhe 8 sfidat të tjera të vlefshme për raundin e parë të fazës së grupeve të turneut evropian për klube, UEFA Europa League, ku padyshim pritet spektakël i garantuar.

Kështu, në Holandë, vendasit e Ajax do të përplasen me “gjigandët” francezë të Marseille, anglezët e Brighton e West Ham do të presin në “shtëpi’, skuadrat e AEK dhe çekët e Backa Topola.

Në Skoci, Rangers do të presë spanjollët e Real Betis, gjermanët e Freiburg do të udhëtojnë drejt Greqisë, aty ku i pret Olympiacos, Atalanta do të presë në Bergamo polakët e Rakow, ndërsa Sparta Prague e Strurm Graz do të ndeshen ndaj Aris Limassol e Sporting Lisbon. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Sturm Graz – Sporting Lisbon

Ataltanta – Rakow

Rangers – Real Betis

Sparta Prague – Aris Limassol

Brighton – AEK 

Ajax – Marseille

Olympiacos – Freiburg

West Ham – Backa Topola