Yong Boys ose Tirana, luhet për një biletë në grupet e Europa League dhe ekipet zbresin në fushë prej orës 20:30. Bardheblutë janë të karikuar për mrekullinë dhe sigurisht që edhe presidenti Refik Halili ka menduar t’i motivojë edhe më shumë me vendosjen e një premioje të “majme”.
Nga ana tjetër trajneri Emanuel Egbo ka menduar për fushën dhe formacioni nuk është se do të pësojë ndonjë ndryshim të madh. Sulmi i besohet sërish Muçit, i cili ka mbështetjen e Torassa, Cale e Cobbinah.
Në mesfushë diga pritet të ngrihet nga Çelhaka dhe Batha, me këtë të fundit që do të sakrifikojë pas dëmtimit të pësuar në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Në portë këtë herë luan Visar Bekaj, i blerë nga Prishtina, kurse në prapavijë Ismajlgeci do të aktivizohet në të majtë dhe pjesa tjetër është ajo e zakonshmja që ka luajtur edhe në sfidat e tjera në arenën ndërkombëtare këtë sezon.
Tirana, formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Bekaj – Toshevski, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci – Batha, Çelhaka – Cobbinah, Torassa, Cale – Muçi. /abcnews.al