Europa Jugore përfshihet nga zjarret për shkak të rritjes së temperaturave

schedule09:14 - 3 Gusht, 2021

schedule 09:14 - 3 Gusht, 2021

Turqia, Italia dhe Spanja janë përfshirë nga zjarre të shumta pas rritjes alarmante të temperaturave gjatë javëve të fundit. Në provincën italiane të Pescara, një nga zonat më të populluara nga turistët është rritur shqetësimi pas shpërthimit të zjarrit ditën e djeshme.

Autoritetet evakuuan të moshuarit nga një azil dhe banorët nga disa shtëpi në zonat përreth. Pesë persona u dërguan në një spital në Pescara  pas asfiksimit. Pylli Pineta u dogj plotësisht, sipas kryebashkiakut Carlo Muskie: “Katastrofa mjedisore është e pallogaritshme. Ky pyll është rrënja e Pescara, zemra e qytetit tonë historik, mushkëria e tij e gjelbër dhe sot është shkatërruar.”

Në Turqi, më shumë se 120 zjarre u regjistruan këtë fundjavë, sipas një raporti të Hurriyet.

Zjarret, të cilët deri më tani kanë shkaktuar 8 viktima, kryesisht në provincën e Marmaris. Qeveria po përdor  13 avionë, 45 helikopterë, 700 cisterna, 130 ekskavatorë dhe 4,800 zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Rrethi i Bodrumit (Alikarnassos) u evakuua mbrëmë, pasi flakët rrezikonin shtëpitë, ndërsa 540 mysafirë të hotelit në bregdetin turk u transportuan në një vend të sigurt nga anijet e Rojës Bregdetare Turke. Turistët gjithashtu u evakuuan nga  hotelet në zonën e Antalias.

Më shumë se 80,000 hektarë pyje dhe ullishte u shkrumbuan në Sardenja gjatë fundjavës, ndërsa Departamenti i Zjarrit të Ishujve Mesdhetarë regjistroi 800 zjarre. Ndërsa autoritetet spanjolle njoftuan dje se  arritën të vënë në kontroll një nga zjarret më të mëdha pranë liqenit artificial të San Juan, 70 km në lindje të Madridit./abcnews.al