Eksperti Xhavit Shala komentoi zhvillimet në frontin e luftës, në tentative të vazhdueshme për një paqe të mundshme. Ai tha se presidenti amerikan Donald Trump po premton kthim territoresh që nuk i përkasin atij dhe se edhe plani fillestar me 28 pika u reduktua pas reagimeve të forta, përfshirë ato nga republikanët, në planin me 20 pika.
Sipas Shalës, europianët kanë qenë të suksesshëm në presionin që kanë ushtruar, gjë që e ka bërë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më të vendosur. Ai theksoi se edhe plani europian nuk e përjashton shkëmbimin e territoreve, por kjo nuk duhet të paraqitet si dorëzim apo kapitullim.
“Këto plane nëse janë të vërteta siç flitet, nuk kishin pse të përmendeshin. Trump po premton kthim territoresh që nuk i ka të veta. Edhe plani me 28 pika që e proklamua në fillim pati një reagim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë republikanët që u kalua në variantin me 20 pika. Edhe ky variant vijoi të reduktohej.
Europianët kanë qenë të suksseshëm në presionin që kanë treguar ndaj amerikanëve. Zelensky ka qenë më i vendosur sepse ka pasur një mbështetje më të madhe europiane. Edhe plani europian nuk është se e mohon shkëmbimin e territoreve, por nuk duhet të quhet që u dhanë në kushtet e kapitullimit. Duan ta kalojnë në aspektin e një kalimi paqësor, ndryshimi me dhunë legjitimon sistemin ndërkombëtar që ka funksionuar pas luftës së dytë botërore.” / abcnews.al /

