Europa e izoluar, ulet ndjeshëm ndotja e ajrit

schedule12:05 - 28 Mars, 2020

schedule 12:05 - 28 Mars, 2020

Nga Ivana Kottasová dhe Tim Lister CNN

Ndotja e ajrit ka rënë ndërsa europianët qëndrojnë në shtëpi.

Europianët po jetojnë nën kufizime të rrepta, të mbërthyer në shtëpi, duke shpresuar në mënyrë të dëshpëruar që  pandemia e koronavirusit  të kalojë së shpejti.

Në anën tjetër: ajri është më i pastër seç ka qenë në një kohë të gjatë.

Kufizimi në trafikun rrugor,  udhëtimet ajrore  dhe aktivitetet e tjera të biznesit ka çuar në ulje të ndotjes në disa qytete të mëdha, sipas  imazheve të reja të publikuara nga Agjensia Europiane e Hapësirës. Një efekt i ngjashëm është regjistruar në  Shtetet e Bashkuara  dhe  Kinë .


Ndikimi i kufizimeve të lidhura me pandeminë në cilësinë e ajrit është mahnitëse. Në disa pjesë të Europës, nivelet e ndotjeve toksikë në ajër janë  përgjysmuar.

Përqendrimet mesatare të dioksidit të azotit (NO2) në ajër në provincën italiane të Bergamos, e cila është paralizuar plotësisht nga shpërthimi, ishin 47% më të ulëta javën e kaluar sesa gjatë të njëjtës javë të vitit të kaluar, tha agjensia e mjedisit. Nivelet e NO2 në Romë ishin 26% në 35% më të ulëta se në 2019, tha agjensia e mjedisit.

Ulje të ngjashme janë vënë re edhe në SH.B.A. Pamjet e marra gjatë tre javëve të para të marsit tregojnë përqendrime të konsiderueshme më të ulëta të NO2 në pjesën më të madhe të Kalifornisë, përfshirë Zonën e Gjirit dhe Luginën Qendrore ku janë zbatuar udhëzime më të rrepta për distancimin shoqëror.

Një zonë tjetër e goditur nga virusi, shteti i Uashingtonit perëndimor rreth Seattle, gjithashtu tregon përqendrime shumë më të ulëta të gazit gjatë javëve të fundit.

Pandemia ka pasur efekte të ngjashme në ndotjen e ajrit në Kinë, e cila ende renditet dobët në krahasimet globale të cilësisë së ajrit, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të qeverisë së saj për të zbutur ndotjen gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, ndërsa efekti afatshkurtër mund të duket pozitiv, ekspertët e ndotjes paralajmërojnë se kjo situatë nuk është zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!