Europa përkujton sot 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në rrethana të pazakonta, pasi shumë prej shteteve janë nën kufizime të rrepta prej koronavirusit, shkruan BBC.
Kjo datë, e njohur si Ve Day (Victory in Europe Day), si sot në 1945, shënoi ditën kur Britania dhe aleatët e saj pranuan zyrtarisht dorëzimin pa kushte të Gjermanisë naziste pas pothuajse gjashtë vitesh luftë.
Grumbullimet e mëdha për të përkujtuar këtë ngjarje janë anuluar, por disa shtete po mbajnë disa aktivitete në 75 vjetorin e përfundimit të luftës.
-Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bashkohet me Presidentin Frank-Walter Steinmeier në vendosjen e kurorave në memorialin “Neue Wache”
-Do të mbahet një ceremoni në Paris, ku Presidenti Francez Emmanuel Macron do të vendosë një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur.
-Politikanët në republikën çeke do të shkojnë në intervale 10-minutshe për të vendosur kurora në Vitkov Hill të Pragës
-Një heshtje prej dy-minutash do të mbahet në Britaninë e madhe, pasuar nga një fjalim nga Mbretëresha.
-Austria do të zhvillojë një ceremoni virtuale në kujtim të viktimave.
-Presidenti rus Vladimir Putin kishte planifikuar të zhvillonte një paradë të madhe në Moskë të shtunën, ku do të mernin pjesë Presidenti Macron dhe Presidenti Kinez Xi Jinping. Por ngjarja – është shtyrë për shkak të pandemisë.
Në vend të kësaj, Z. Putin do të vendosi kurorë me lule pranë Sheshit të Kuq të Moskës./abcnews.al