“Europa duhet të përgatitet për luftë”, von der Leyen: Putin nuk do të ndalet në Ukrainë

schedule10:44 - 21 Mars, 2024

schedule 10:44 - 21 Mars, 2024

“Europa duhet të përgatitet për luftë”. Konkluzioni dramatik pritet të bëhet publik gjatë takimit të Samitit të Këshillit Europian të BE-së i cili mbahet në datat 21 dhe 22 mars.

Ditët e fundit një sërë liderësh europian, duke nisur nga Përfaqesuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell kanë folur në Bruksel për një kërcënim real të fillimit të luftës.

Në draft-konkluzionin e parë nga Politico, kërkohet që Këshilli Europian i BE-së të ketë një anagazhim të thelluar me Komisionin Europian së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, duke qëndruar në gatishmëri ndaj krizave dhe rreziqeve në të ardhmen e afërt.

Për shefen e Komisionit Europian, çdo gjë është e qartë, ambicia e Putinit nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Është e qartë se nuk ka më vend për iluzione. Bota është bërë më e rrezikshme dhe Bashkimi Europian duhet të zgjohet.

Ne e dimë se ambiciet e Vladimir Putin nuk ndalen në Ukrainë”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian. Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kishte paralajmëruar se, “nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë”.

Në takimin në Bruksel, Këshilli Europian do të marrë në shqyrtim paketën e re të zgjerimit për Ukrainën dhe Moldavinë.

Për hapjen e kapitujve me dy vendet kërkohet një vendim unanim, për të cilën diplomatët e BE-së mendojnë se do të jetë e vështirë të arrihet pasi disa vende preferojnë ta zhvendosin problematikën pas zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Europian kur të ketë edhe më shume qartësi për strukturën e re institucionale të unionit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!