Sot, tre kompeticionet më të rëndësishme për klube në evropë, do të mësojnë çiftet çerekfinaliste.
Në Nyon të Zvicrës, do të mbahen të treja shortet, ajo e Champions, Europa dhe Conference League. Champions League do të nisë shortin e saj në orën 12:00. Tetë ekipet çerekfinaliste janë Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Inter, Napoli, Milan, Chelsea, Benfica.
Më pas, në orën 13:00, do të hidhet shorti për të mësuar përballjet e radhës në Europa League. Skuadrat e kualifikuara në Europa League të cilat do të ndeshen në çerekfinale janë Juventus, Manchester United, Sevilla, Leverkusen, Union Saint Gilloise, Sporting, Roma dhe Feyenoord.
Ndërsa Conference League, do të hedhë shortin e saj në orën 14:00. Skuadrat e kualifikuara janë AZ Alkmaar, Gent, West Ham, Basel, Fiorentina, Nice, Lech Poznan dhe Anderlecht.
Sipas rregullorës në këtë pikë të kompeticioneve, do të lejohen përballjet mes dy klubeve nga e njëjta federatë, ose nga dy klube të cilat janë ndeshur së bashku në fillim gjatë fazës së grupeve./ h.ll/abcnews.al