Liga Italiane e Futbollit ka zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit shtator në Serie A dhe ai është Papu Gomez, kapiteni i Atalantës.
32-vjeçari argjentinas e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri dhe deri tani ia ka dalë të shënojë 4 gola në katër javë kampionat, teksa numëron edhe 2 asiste.
? Indice efficienza tecnica: 98%.
? Indice di efficienza fisica: 93%.
? Record passaggi riusciti ad altissima difficoltà in una partita: 4/4.Alejandro “Papu” Gomez è l’MVP #SerieATIM di settembre. ?
➡️ https://t.co/SlMs6sv27L #WeAreCalcio pic.twitter.com/4V52Qmjqfg
— Lega Serie A (@SerieA) October 23, 2020
Lideri i ekipit bergamask po luan më afër portës këtë vit dhe po realizon eurogola. Një të tillë e shënoi edhe në triumfin 0-4 kundër Midtjylland në Champions League.
Nëntë pikë numëron Atalanta dhe renditet në vend të tretë në kampionat, me tre pikë më pak se kryesuesit e Milanit. /abcnews.al