Euroderbi Milan-Inter, caktohet nga UEFA ekipi i gjyqtarëve

schedule11:46 - 8 Maj, 2023

schedule 11:46 - 8 Maj, 2023

Milan dhe Inter do të ndeshen së bashku në betejën e parë të gjysmëfinaleve të Champions League ditën e mërkurë më 10 maj, sfidë e cila do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “San Siro”.

Ekipi i gjyqtarëve të cilëve u është besuar kjo supersfidë është bërë e ditur nga UEFA.

Gjyqtari kryesor do të jetë spanjolli Jesus Gli Manzano dhe do të asistohet nga dy gjyqtarët e linjave Diego Barbero dhe Angle Nevado. Gjyqtari i katërt do të jetë Jose Maria Sanchez, ndërsa në VAR, Juan Martinez Munuera bashkë me asistentin e tij Alejandro Hernandez./ h.ll/abcnews.al