Eurodeputetja Santos në Shqipëri: Do shoh nga afër progresin e bërë për në BE

schedule15:22 - 8 Nëntor, 2021

schedule 15:22 - 8 Nëntor, 2021

Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ndodhet në vendin tonë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh drejtues të politikës.

Përmes një postimi në twitter Santos shkruan se ndodhet në Shqipëri për të parë nga afër progresin e bërë në rrugën drejt BE-së.

“Jam në Shqipëri tani. Është shumë e rëndësishme të shihet nga afër progresi i bërë nga vendi në rrugën për në BE”, shkruan ajo.

Më herët ajo takoi kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe presidentin Ilir Meta.

Meta mes të tjerash shkruajti se me eurodeputeten pjesë e bisedës ishte gjithashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën si edhe situata shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë, për të cilën kreu i shtetit shqiptar kërkon ngë BE që t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!