Eurodeputetja greke reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu: Dua të qëndroj me vajzën time

schedule11:56 - 13 Prill, 2023

schedule 11:56 - 13 Prill, 2023

Eva Kaili është liruar nga burgu pesë muaj pas arrestimit për skandalin Qatargate që tronditi Parlamentin Europian.  Pas vendimit për lirimin e saj nga burgu, një nga të pandehurat kryesore në çështjen Qatargate, që tronditi Parlamentin Europian, Eva Kaili ka dhënë deklaratën e parë.

“Ditën e parë dua vetëm të jem në shtëpi me vajzën time. Gjithë ditën me të. Që nga janari e deri më tani e kam parë dy herë në muaj. 

Do të qëndroj në Bruksel, do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!