Eurodeputeti francez: Jam kundër zgjerimit, Shqipëria qendër e influencës turke, pse lodhemi?

schedule19:22 - 22 Qershor, 2020

schedule 19:22 - 22 Qershor, 2020

Në mbledhjen e Parlamentit Europian ditën e sotme, eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

Siç raporton gazetarja Erisa Zykaj per abcnews.al Mariani tha se është kundër zgjerimit të BE-së dhe se Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi.

Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë. Kur dëgjoj David Legën për korrupsionin, krimin në Shqipëri, pse lodhemi me Shqipërinë. Kemi nevojë për një marrëveshje, por Shqipëria nuk ka vokacion të hyjë në BE”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!