Eurodeputetët: Shqipëria i është nënshtruar presionit të Turqisë

schedule12:14 - 23 Qershor, 2020

schedule 12:14 - 23 Qershor, 2020

Tre eurodeputetë të dy grupimeve të ndryshme politike në Parlamentin Europian ngrejnë shqetësimin mbi politikën e ndjekur nga Shqipëria në raport me Turqinë që pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi në 2016.

Sipas tyre, Shqipëria i është nënshtruar presionit të Turqisë për të ekstraduar shtetas turq që kanë lidhjen me lëvizjen e Fethullah Gulenit, të cilët përballen me rrezikun e burgimit, persekutimit dhe torturës kur ekstradohen në Turqi.

Mund të thuhet shumë mbi marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Turqisë. Turqia po e përdor Shqipërinë si një urë drejt Europës. Me një popullsi 50 % myslimane , Turqia po punon për një Perandori të re Osmane. Ata po e bëjnë këta përmes armatimeve ushtarake dhe një bashkëpunimi në çdo nivel në kontekstin e fesë. Ne po shohim efektet në vendet tona dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”, deklaroi  eurodeputeti Bernhard Zimniok.

“Eshtë shumë shqetësuese se si marrëdhënia e Shqipërisë ka evoluar që pas grushtit të shtetit në 2016. Shumë shtetas turq të akuzuar për afërsi me lëvizjen guleniste kanë ikur nga Turqia dhe gjetur strehim në Shqipëri. Ne shohim që në këto vite, Turqia ka bërë presion mbi Shqipërinë që të ekstradojë këta persona, që përballen me rrezik burgimi, persekutimi dhe torture në Turqi. Dua të flas për një rast specifik lidhur me zotin Selami Sencek, që u arrestua në aeroportin e Tiranës për përdorim të dokumentave false. Edhe pse u lirua, policia e mbajti në 9 mars shumë orë para se ta dërgonte në një qendër të emigrantëve. Ai ka bërë kërkesë për azil. I propozoj komisionit të punëve të jashtme që t’i dërgojë një letër autoriteteve që të drejtat e tij të mos dhunohen gjatë qëndrimit të tij në qendrën e emigracionit dhe aplikimin e tij të azilit”, tha eurodeputetja Katalin Cseh, (Reneë Europe)

Shqipëria është një pikë strategjike e strategjisë së influencës turke në Ballkan dhe ka lidhje me elementet më radikale në Kosovë. Në mars, 5 mësues janë marrë peng në Kosovë dhe u ekstraduan në Turqi. Faji i tyre është që ata mbështesin Fetullah Gulen, fillimisht një aleat dhe më pas armik i Erdoganit. Shqipëria ka bërë të njëjtën gjë në janar, ku iu nënshtrua kërkesave të Ankarasë për shtetasin Harun Celik. Shërbimet sekrete i kanë vënë në siklet autoritetet shqiptare duke përgëzuar shërbimet e tyre për këtë arrestim. Shtetet janë tê pavarura dhe Shqipëria ka të drejtë të zhvillojë një marrëdhënie të saj me Turqinë. Por ne nuk mendojmë që politika që Shqipëria ndjek aktualisht me Turqinë është në përputhje me politikën evropiane”, u shpreh urodeputeti Thierry Mariani, (ID).

Kritika të tilla mbi politikën e jashtme të një vendi të Ballkanit bëhen përgjithësisht ndaj Serbisë për marrëdhëniet e saj me Rusinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!