“Eurodeputet, aksidentalisht”/ Frrok Çupi: Amendamentet e propozuara nga Beleri, pa asnjë vlerë

schedule20:39 - 31 Tetor, 2024

schedule 20:39 - 31 Tetor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se amendamentet e propozuara nga Fredi Beleri, në cilësinë e eurodeputetit, nuk kanë asnjë vlerë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Beleri u dërgua në Tiranë nga Parelamenti Evropian, për të zbutur gjakrat, pasi i dinë problemet me drejtësinë me të cilat ai është përballur.

“Problemi i amendamenteve nuk ka asnjë vlerë. Vë disa pikëpyetje të tjera mbi të. Ta trumbetosh kaq të madhe se bëri 15 amendamente, kjo është një gjë që realisht shkon diku deri në kufirin e një gjëje inferioriteti shumë të madh, përballë këtyre institucioneve, përballë diturive që kemi sot për Evropën dhe përballë diturive juridike që kemi në fund të fundit. Ato amendamente, nuk është se po të mos ishte Beleri, nuk do ishin ato amendamente. Është institucionale, vjen me institucion. Jam i sigurt se kjo është në natyrën e institucioneve perëndimore. Duan të zbusin gjakrat. Atë që është në konflikt, këto institucione të Parlamentit Evropian, në mënyrë thuajse si naivë, e ndërtojnë në mënyrë që të kalojnë shumë butë. Kjo është arsyeja. Ai nuk ka asnjë kontribut, ai nuk ka mundësi të mendojë për amendamentet. Ai është aksidental, nuk ka qenë kurrë eurodeputet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!