Euro “zhyt” lekun, me sa po këmbehet këto ditë

schedule16:47 - 27 Mars, 2020

schedule 16:47 - 27 Mars, 2020

Leku shqiptar është shvlerësuar përballë monedhës europiane ditët e fundit. Sipas kursit Zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet tashmë me 128.17 lekë.Vetëm brenda një jave një euro është forcuar me rreth 5 pikë duke arritur nivelin më të lartë gjatë 2020.

Edhe dollari ka fituar rreth 7 pikë kundrejt monedhës shqiptare duke u këmbyer me 115.6 lekë niveli më i lartë gjatë këtij viti. Ekspertët e lidhin këtë situatë me faktin e paralizimit të ekonomisë në vend për shkak të koronavirusit  ç’ka ka ulur besimin në monedhën kombëtare lekë.

Mendohet se një ndër arsyet e vlerësimit të monedhës europiane ndaj lekut është fakti që tashmë janë mbyllur kufijtë dhe  qarkullimi i monedhës europiane në vend është më i vogël si rezultat i emigrantëve por edhe e turistëve.

Ekspertët e analizojnë trendi është i lidhur me kërkes- ofertën për këtë monedhë në treg  e lidhur kjo me ngadalesimin e eksporteve.Vlerësimi i euros ndaj lekut është pozitiv për eksportuesit që i blejnë mallrat në euro dhe i shesin në lekë por është negative për qytetarët që kanë kredi në euro pasi duhet të paguajnë më shumë para për të shlyer këstin mujor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!