Euro vijon dobësinë ndaj lekut

schedule12:47 - 29 Tetor, 2017

schedule 12:47 - 29 Tetor, 2017

Në fund të tetorit në pikat e këmbimit valutor një euro kushton më pak 134 lekë.
Edhe pse jemi larguar nga piku i sezonit turistik në vend, monedha europiane vijon të jetë e dobët ndaj monedhës vendase. Një euro në pikat e këmbimit valutor është këmbyer këtë fundjave në nivelin 133.6 lekë. Dobësia e monedhës së përbashkët europiane, favorizon shlyerjen e kësteve të kredisë në euro, ndërsa ul fitimet e kompanive eksportuese në zonën euro. Monedha vendase në tregun tonë vijon të jetë e fortë ndaj euros prej rreth 2 vitesh.