Euro U19 për vajza / Shqipëria mbyll kualifikueset në vendin e dytë në grupin B1

schedule18:50 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 18:50 - 3 Dhjetor, 2024

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit luajti sot ndeshjen e tretë në grupin F të Socca World Cup 2024 ndaj Letonisë. Kuqezinjtë siguruan fitoren e dytë në grup, pasi triumfuan në këtë takim me rezultatin 2-1.

Golat e fitores për kuqezinjtë i shënuan Giovanni Hoxha dhe Erald Leci.

Trajneri Irtan Sejko e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Letonisë: Kejd Myrta (GK), Joanc Duqi, Endrit Kaca, Mehmet Hoxha, Erald Leci dhe Giovanni Hoxha.

Shqipëria mori avantazhin në minutën e 15-të me Giovanni Hoxhën. Nga goditja e dënimit, Kaca pasoi për Hoxhën, i cili me një goditje spektakolare zhbllokoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për kuqezinjtë.

Fraksioni i dytë nuk nisi mirë për Shqipërinë. Letonia vendosi baraspeshën në minutën e 23-të. Megjithatë, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe u hodhën në kërkim të golit të dytë.

Erald Leci në minutën e 29-të realizoi golin e fitores për Kombëtaren e minifutbollit. Futbollisti kuqezi mori mirë topin dhe u tregua i saktë përballë portierit. Djemtë administruan deri në fund fitoren dhe tani ngjiten në kuotën e gjashtë pikëve.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin F më 5 dhjetor ndaj Meksikës, në orën 12:00.

Në rast se Shqipëria do të renditet në dy vendet e para të grupit, do të kualifikohet më tej në raundin e 1/16-ave. /FSHF