Euro U-19 për vajza/ Shqipëria, gati për përballjen nesër ndaj Malit të Zi në “Air Albania”

schedule20:51 - 26 Nëntor, 2024

schedule 20:51 - 26 Nëntor, 2024

Është radha e ekipit kombëtar U-19 vajza për të zbritur në fushë nesër. Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Luçije Gjini do të zhvillojë mesditën e së mërkurës, në ora 13:30 në stadiumin “Arena Kombëtare” ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për vajza.

Trajnerja Gjini do të debutojë zyrtarisht si trajnere nesër, teksa ka drejtuar më herët kuqezezat në ndeshje miqësore. Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar mbrojtësja Kristina Hoxhaj dhe është larguar nga grumbullimi Artijola Berisha, për shkak të mospajisjes me pasaportë shqiptare në kohë.

Gjatë ditëve të grumbullimit në Durrës, e gjithë skuadra është stërvitur e plotë dhe ka marrë ngarkesë stërvitore.

Hyrja në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jetë falas dhe ekipi kuqezi pret përkrahjen e tifozëve në këtë sfidë për ta nisur turneun sa më mirë.

Po nesër do të luhet edhe takimi tjetër i grupit B1, mes Bjellorusisë dhe Moldavisë në ora 14:30 në “Shtëpinë e Futbollit”. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në vendin tonë, nën organizimin e FSHF-së, në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor. /FSHF