EURO U-19 për vajza, Kombëtar zhvillon stërvitjen e fundit para Zvicrës

schedule18:56 - 30 Tetor, 2023

schedule 18:56 - 30 Tetor, 2023

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza mbylli sot përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë.

Skuadra zhvilloi fillimisht përgatitje atletike pa topin dhe më pas ka punuar më shumë me topin, teksa trajneri Krepi dhe stafi i tij ka provuar vendosje të ndryshme në fushë dhe situata loje apo goditje në portë.

I gjithë grupi është stërvitur normalisht dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga vajzat kuqezi.

Shqipëria U-19 për vajza do të luajë nesër kundër Zvicrës ndeshjen e tretë dhe më të rëndësishme të këtij raundi të parë të eliminatoreve të Europianit 2024, duke qenë se do të vendoset edhe se cili ekip kalon direkt në Ligën A në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Zvicra, që mban vendin e parë për shkak të golavarazhit. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!