Euro sërish në pikiatë

schedule11:37 - 11 Nëntor, 2018

schedule 11:37 - 11 Nëntor, 2018

Duket se telashet nuk kanë fund për monedhën europiane euro e cila vijoi sërish të zhvlerësohej gjatë fundjavës përballë monedhës sonë vendase lek. Ndryshe ndodh me dollarin amerikan i cili ka pësuar një rritje në krahasim me disa javë më parë.


Monedha europiane euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën tonë vendase. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, java u mbyll me një tjetër ulje të Euros. 1 euro është këmbyer me 124.65 lek. Por përkundër rënies së monedhës europiane, po ndodh forcimi i dollarit amerikan. Monedha amerikane ka fituar terren në krahasim me disa javë më pare, me një rritje prej 0.60%. Kështu 1 dollar amerikan është këmbyer me 109.97 lek.

Nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë pikiata e euros, por ekspertët parashikojnë se monedha europiane do të vazhdojë të jetë e brishtë përballë lekut dhe monedhave të tjera, për sa kohë tregu valutor do ketë në qarkullim euro me tepricë, ndërsa prejardhja e një sasie të saj mbetet jashtë kontrollit.
Nuk dihet nëse Banka e Shqipërisë do bëjë një ndërhyrje të ngjashme me atë fundqershorit të këtij viti, për të stabilizuar euron që kishte arritur në vlerën më të ulët 124.17 lekë. Kjo rënie e re e fillim nëntorit në 124.65 lekë është pranë të njëjtës pikë kritike të 4 muajve më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!